Nora blen vilë në Ulqin

Duket se angazhimi i saj në muzikë i ka sjell përfitime të kënaqshme. Pas Rita Orës, me vilë në Ulqin bëhet edhe këngëtarja e mirënjohur Nora Istrefi.

Burime të afërta me këngëtaren prishtinase kanë bërë me dije se Nora dhe Roberti kanë blerë vilë në Ulqin, ndërsa kjo është një tjetër dëshmi që çifti janë bashkë dhe të lumtur.

Për dallim nga Ora e cila ka zgjedhur pjesën e Bunës, Nora ka preferuar Galebin e Ulqinit. Ndryshe Istrefi po vazhdon fuqishëm të prezantojë muzikën e saj nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore, në turneun që nisi menjëherë pas lansimit të duetit “Le Mama”.

Lajme të ngjashme

Back to top button