A është kjo jetë, bashkëjetesë, ose panair politik

Antonio Spasev, komenti-“Shapka rrëshqiti në dëborën shqiptare”, Dnevnik
Bashkëjetesa nuk ndërtohet kështu. Po gënjehen të gjithë përgjegjësit në qoftë se mendojnë se mjafton që ti kenë gojët të mbushura me një dëshirë për bashkëjetesë dhe mirëkuptim. Në ligj duhet urgjentisht të sigurohen dënime nëse nuk respektohen toponimet dhe dygjuhësia.

Toni Naunovski, kolumnë-“Ndryshim i emrit dhe identitetit nuk është obligim kushtetutor”, Dnevnik

Deklarata e Ahmetit, se MKO është e lidhur ngushtë me gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit, e dhënë në një takim me një ambasador të huaj, është kulmi i vertikales të quajtur “shkatërrimi i popullit Maqedonas.”

Eroll Rizaov, kolumnë- “Kush po i vjedh postat”, Utrinski Vesnik

Nëse Drejtori i Përgjithshëm I “Postat e Maqedonisë” nuk është fajtor, Nëse nuk janë fajtor bashkëpunëtorët e tij më të afërt, nëse ministri nuk ka asnjë faj, madje edhe qoftë moral, pse të ngarkohen policia dhe shefat e lartë të policisë.

Ljubisha Stankoviq, editoriali-“Operacion i pamatur ose pjesëmarrje në grabitje?”, Utrinski Vesnik

Arti i menaxherëve të Postës gjithmonë konsistonte në kthimin e dëmeve. Pothuajse të gjithë drejtorët e “Postës së Maqedonisë” dinin të thonë se vjedhja nuk I ka ngacmuar, sepse e vjedhura ka qenë e siguruar dhe do të rikthehet prej sigurimit.

Ilija Dimovski, kolumnë- “Derin në liri dhe pas saj”, Dnevnik

Eshtë koha për të ftohur kokat e opozitës rraskapitur dhe të përpiqen për të parë realitetin në të cilin askush nuk I sheh si një grup serioz dhe i mirë-organizuar të mendimtarëve, me koncept të saktë dhe përgjegjës për zhvillimin e vendit.

Sllobodan Najdovski, kolumnë- “Antikomunistë dhe komunistët – Centoja dhe Llazoja”, Utrinaski Vesnik

Numër i madh i të panjohurave të së kaluarës mund të sqarohen nëpërmjet kërkimeve shkencore, pa ngjyrosje dhe përshtatje të fakteve historike për qëllime të partive të caktuara politike apo nomenklatura.

Hristo Ivanovski, kolumnë- “Dron-gazetari”, Dnevnik

Dhe dersia shtrëngohet qaforja e gazetarisë së lire, shfaq u një fidan i gazetarisë të telekomanduar. Reporter i “Tajm”, I cili mezi që prit të shkruajë artikullin e tij që themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange është vrarë nga një fluturuese të telekomanduar (Dron).

Dimitar Culev, kolumnë- “Vëllezëria e shkaterruar Egjiptiane “, Utrinski Vesnik

Jo ilegalja, por zgjedhjet e fituara në mënyrë demokratike shënuan fillimi e fundit definitiv të Vëllazërisë Muslimane Egjiptiane.

Kapixhik nr. 110, e martë, 20 Gusht

Lajme të ngjashme

Back to top button