Daçiq: Është në interes të serbëve të Kosovës të dalin në zgjedhje

Të gjithë politikanët serbë të Kosovës që udhëheqin politikë në kundërshtim me interesat e Qeverisë së Serbisë do të ndërrohen, ka deklaruar sot kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai ka përsëritur se “është në interes të serbëve të Kosovës të dalin në zgjedhje dhe të kenë përfaqësuesit e tyre të zgjedhur legalë, të njohur nga bashkësia ndërkombëtare dhe jo përfaqësues të strukturave paralele që nuk i njeh askush”.

Daçiq ka përkujtuar se Qeveria e Serbisë do të marrë të gjitha masat që do të dëshmojnë qëndrimin e saj të qartë që serbët e Kosovës duhet të dalin në zgjedhje. 

Lajme të ngjashme

Back to top button