Marrëveshja po cenon Kushtetutën

Duke u thirrur në Marrëveshjen e 19 prillit të arritur në dialogun Prishtinë – Beograd të ndërmjetësuar nga Brukseli, qeveria e Serbisë i konsideron organet që dalin nga kjo marrëveshje si institucione serbe dhe nën kompetencë të Asociacionit/Bashkësisë të Komunave Serbe që do të formohet pas zgjedhjeve lokale.

Kështu thonë burime të besueshme të gazetës, të cilat potencojnë se një pozicion i tillë serb, po e vështirëson shumë zbatimin e marrëveshjes dhe po sfidon respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Kjo marrëveshje sipas këtyre burimeve, çdo ditë e më tepër po paraqitet si kërcënim për kushtetutshmërinë në vend.

Të njëjtat burime thonë se Beogradi duke e cilësuar si neutrale Marrëveshjen e 19 prillit kërkon që edhe zbatimi të jetë i tillë. Një shembull konkret tashmë ekziston dhe ka të bëjë me kërkesën për heqjen e simboleve/logos shtetërore nga fletëvotimet si kusht për daljen e serbëve në zgjedhje./Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button