Tetovë: I riu 28 vjeçar bën vetëvrasje

Një vetëvrasje ka ndodhur mbrëmë para mesnate në fshatin Llërcë të Tetovës. I ndjeri që u vetëvra është Faton O, 28 vjeç nga ky fshat. 

Ai në rrethana të pasqaruara ka marrë një pistoletë, duke e shkrepur në zemër. Policia theksoi se të afërmit kanë gjetur të vrarë 28 vjeçarin në shtëpinë e tyre, por ata theksuan se nuk dijnë motivet që kanë çuar në vetëvrasjen e djalit të tyre. 

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë bëri të ditur sot se po heton motivet e kësaj vetëvrasje dhe se viktima posedonte armën pa leje. Kjo është vetëvrasja e radhës në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, brenda pak muajve.

Lajme të ngjashme

Back to top button