Shoqja: Ja pse u lidh Ana me 52-vjeçarin tetovar

Ana Sulçe edhe në polici nuk pranon se ka pasur lidhje me tetovarin, ajo thotë që ata ishin thjeshtë miq, shkruan Alb-Observer.com

Një prej mikeshave të Anës ka vendosur të thyej akullin duke folur për lidhjen e saj. Ajo shprehet se jeta e vështirë e shoqes së saj justifikon çdo veprim që ka kryer dhe sipas saj, askush nuk ka të drejtë ta gjykojë kur nuk njeh rrethanat dhe arsyet e 21-vjeçares.

“Të gjithë janë tronditur nga kjo që ka ndodhur. Madje më shumë janë tronditur dhe komentojnë lidhjen e dashurisë së supozuar mes Anës dhe Agim Eminit, sesa faktin që njëri ka
vdekur e tjetra ka mbetur e plagosur rëndë.

Njerëzit po shqetësohen shumë se si ka mundësi që një vajzë aq e re mund të lidhet me një njeri 31 vjet më të madh. Pse, pak raste të tilla ka? Por nuk merren vesh, sepse nuk ndodh të vriten e të plagosen përditë. Të paktën Ana kishte arsye shumë të forta. Edhe pse unë nuk mund ta quaj lidhje të mirëfilltë”-ka folur mikesha e Anës.

Më tej ajo vazhdon: “Ana ka vuajtur shumë që në fëmijëri. Familja e saj nuk ka pasur kushte të mjaftueshme ekonomike që asaj të mos i mungonin qoftë edhe gjërat më jetike. Ajo ka edhe 2
motra të tjera e një vëlla të vogël. Janë rritur me një baba që më shumë ka qenë brenda (në burg) se jashtë, që pinte e luante bixhoz. Asaj i është dashur të përballet me shumë gjëra që nuk i takonin. Problemet sociale e ekonomike ajo i ka hequr mbishpatullat e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button