Shkup, do të mbahet Akademi Përkujtimore kushtuar fillimit të luftës së UÇK-së

Të hënën më 16.02.2015, në hotelin Aleksandar Palace në Shkup, me fillim në ora 17:00 do të mbahet Akademi Përkujtimore kushtuar fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Do të përkujtohet rënia e dëshmorëve të parë, gjegjësisht dëshmorëve Muzafer Xhaferi, Shpend Mazrekaj, Nejazi Sinani, Gazmend Arifi, Qemal Shaqiri dhe Elham Curri.

Mbështetës të kësaj ngjarjeje janë Komuna e Çairit, Shoqata e Veteranëve të Luftës -UÇ Kombëtare, Lëvizja Studentore “Dardania” dhe Këshilli Organizativ Vendor.

Lajme të ngjashme

Back to top button