Përmbytjet në Shqipëri, evakuohen 300 familje

Në ditën e tretë të përmbytjeve, situata në qarkun e Vlorës vazhdon të mbetet e rëndë.

Problematike mbetet komuna e Novoselës, më të prekur janë fshatrat Akerni, Aliban dhe Bishan ku uji ka qarkulluar drejt zonave më të ulëta, ndërsa 300 familje janë evakuuar, njofton OraNews.

Për shkak të përmbytjeve shkollat nuk do të funksionojnë në asnjë nga fshatrat e komunës së Novoselës. Gjithashtu komuna është  pa drita per shkak të djegies së trasformatorit që furnizon me energji.

Ndërkohë edhe pse gjatë natës nuk ka pasur reshje shiu ura e Mifolit vazhdon të mbetet e bllokuar për makinat e vogla.

Ushtria po shpërndan ndihma kryesisht veshmbathje ushqime.

Mbrëmjen e djeshme (2 shkurt 2015)ministri Tahiri në një konferencë të përbashkët me ministrin Edmond Panaritin dhe Niko Peleshin deklaroi se janë evakuuar 300 familje.

Saimir Tahiri: “Nga forcat e emergjencave civile, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura janë evakuuar mbi 300 familje. Kemi bërë të mundur, evakuimin e disa familjeve dhe në mënyrë specifike, të disa banorëve që përtej kushteve të emergjencës civile ishin edhe në kushtet e emergjencës shëndetësore. Dhe gjithashtu, kemi arritur të dërgojmë ndihmën e parë me ushqime dhe të gjithë pajisjet që nevojiten për të përballuar në qendra pritjeje, apo aty ku janë, nevojat bazike të qytetarëve që janë përfshirë nga pasojat e përmbytjes./ Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button