35 aksidente trafiku gjatë tre ditëve në Shkup
Policia e komunikacionit rrugor në Maqedoni ka raportur se brenda tre ditëve të fundit në territorin e qytetit të Shkupit kanë ndodhur 35 aksidente trafiku.
Aksidenti më i rrëndë ka ndodhur ditën e shtunë kur vozitësi i një veture “Opel” është rrokullisur dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Tragjedia ka ndodhur në fshatin Streshevë të Shkupit. Bilanci tjetër i aksidenteve është 14 vozitës kanë mbetur të lënduar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Policia po ashtu ka gjobitur edhe vozitësit që kanë shkelur ligjet e komunikacionit. 17 vozitës nuk i kanë respektuar shenjat e semaforit dhe kanë kaluar në semaforin e kuq.
Poashtu policia ka larguar veturat e parkuara gabimisht për shkak se kanë penguar qarkullimin e lirë të veturave tjera. Shërbimi special “Karotreci” ka ngritur gjithësej 63 vetura.