Sheshi Skënderbeu- faza e dytë nis në nëntor

Në nëntor pritet të filloj faza e dytë e punimeve të Sheshit Skënderbeu në Shkup. Kështu tha Xhengiz Hani, nga sektori urbanistik i Komunës Çair.

‘Faza e parë ka përfunduar tërësisht. Tani jemi në pritje të përfundimit të dokumentacionit për fazën e dytë të Sheshit Skenderbeu, që parasheh mbulimin e bulevardit Goce Dellcev, sipas paralajmërive në nëntor duhet të fillojnë punimet. Pastaj do të nisim dhe fazën e tretë që parasheh futjen e parkingut nën tokë’ tha Hani.

Sheshi do të ndërtohet në tri faza dhe gjithsej do të kushtojë afro 10 milionë euro sipas planit fillestar.

Faza e parë, e cila është realizuar ka kushtuar 2.8 milionë euro dhe ajo përfshiu rekonstruksionin e dyqaneve në afërsi të përmendores së Heroit Kombëtar, mbi të njëjtat u ndertua një platformë e gjerë, e cila përfundon me shkallë pranë përmendores.

Sheshi ‘Skënderbeu’ në Shkup është paraparë të jetë 28.674 metra katrorë dhe do të jetë sheshi më i madh në kryeqytet, më i madh edhe se ai qendror ‘Maqedonia’, që ka afro 24 mijë metra katrorë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button