Ambasada e SHBA-ve, bashkë me Kryqin e kuq të Shkupit në aksion humanitar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me Kryqin e kuq të Shkupit, më 11 shtator 2013, do të jetë nikoqire e aksionit të pesë vjetor për dhurim të gjakut dhe grumbullim të produkteve ushqimore. Donacionet do të pranohen nga ora 10:30 deri në 16:00 në Ambasadën e SHBA-ve. Në ora 10:45, ambasadori Paul Ëohlers do t’iu drejtohet të pranishmëve, së bashku me gjeneral major Steven Cray, adjutant-gjeneral i Gardës nacionale të Vermont-it.

Qëllimi i këtij aksioni është që të bashkohen njerëzit nga të gjitha komunitetet, pavarësisht bindjeve të tyre politike apo përkatësisë fetare, për t’u përqendruar në një kauzë të përbashkët – shërbim ndaj komunitetit. Përpjekjet tona do të ndihmojnë që Kryqi i kuq të plotësojë rezervat e gjakut dhe do të sigurojnë ushqim dhe mjete tjera për familjet në nevojë për muajt e dimrit. Aksioni gjithashtu do të ndihmojë Kryqin e kuq në zgjerimin e rrjetit të donatorëve në Maqedoni, me qëllim që të sigurohen rezerva të mjaftueshme gjak për kërkesat në të ardhmen.
Duke marr pjesë në këtë aksion, dhuruesit e gjakut dhe të ushqimit të qëndrueshëm do të kontribuojnë në mënyrë domethënëse në një fushatë të dizajnuar për personat në nevojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button