Zaev: Do ta zbuloj të vërtetën për të palarat e Qeverisë

Bëhuni të guximshëm dhe gëzohuni!Ky është fillimi i kthimit të lirisë së të shprehurit dhe demokracisënë Maqedoni. Ua premtoj të vërtetën të gjithëve dhe ajo do të dalë para opinionit publik. Dhe vetëm e vërteta do ta kthejë lirinë dhe demokracinë në atdheun tonë. Tani na duhen popull i guximshëm dhe të përcaktuar. Për Maqedoninë tonë. Na ndiqni, bashkërisht ta shkruajm historinë”, ka shkruar lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev.

Zaev thotë se padia penale kundër tij për shkak të dyshimit për “rrezikim të rendit kushtetues dhe mënyra jodemokratike e marrjes së pushtetit” është vetëm “përpjekje e pacipë e qeverisë për ta parandaluar publikimin e fakteve dhe argumenteve”, deklaroi Zaev për Radio Evropa e Lirë.

“Për shkak se ekziston bashkim i plotë i MPB-së, Prokurorisë dhe gjyqësorit, i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtareqë të kyçet në gjithë procesin, për shkak se bëhet fjalë për lirinë dhe demokracinë në vendin anëtarë të OKB-së dhe njëkohësisht shtet kandidat për antarësim në BE, të ndikojnë dhë ndihmojnë në kthimin e lirisë dhe demokracisë në Maqedoni”, u shpreh Zaev për REL.

Zaev thitë se asgjë nuk do ta pengojë që ta publikojë “bombën”.

“Sikur ta arrestojnë edhe Zaevin edhe gjysmën e Maqedonisë, të vërtetën do ta dinë të gjithë dhe nuk do kenë sukses ta ndalin publikimin”, u shpreh Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button