Për Rona Nishliun vetëm zemra flet saktë (Video)

Këngëtarja kosovare Rona Nishliu ka publikuar videokëngën e saj me titull “Se vetëm zemra flet saktë”. 

Kënga, e cila është prezantuar më parë nga këngëtarja më në fund ka videoklipin e saj, një projekt interesant, ku Rona shfaqet në formë.

Këngëtarja ka zgjedhur një projekt të tillë për të sjellë një mesazh të qartë përsa i përket barazisë gjinore.

Kjo pasi videokënga “Se vetëm zemra flet saktë” është pjesë e fushatës vetëdijësuese “Bonu cool mos bjer shpullë!” i projektit “Vetëdija gjinore pjesë e kulturës së përgjithshme” nga Qendra Kosovare për studime Gjinore (QKSGJ).

Rona është e njohur dhe për rolin e saj në Eurovision ku përfqaësoi denjësisht vendin tonë duke e renditur të pestin me këngën “Qaj”.

E njohur për vlerat e saj artistike dhe vokalin e fuqishëm pritet që edhe ky klip të ketë sukses. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button