Edhe më tej qëndron pezull pagesa e honorarëve
Edhe më tej qëndron pezull pagesa e honorarëve prej mbi 9590 denarë. Nga Drejtoria e të ardhurave publike thonë se gjatë çdo ndryshimit të ligjit apo të formularit bëhet mbindërtimi i softuerit të klientëve MPIN për llogaritjen mujore për rrogë, kontribute dhe tatim personal.
Por, thonë se vonesa e honorarëve nuk varet prej tyre.
-Obliguesit tatimor janë të obliguar çdo muaj më datën 10 të dërgojnë përllogaritje për muajin e mëhershëm që ne të mund të rregullojmë çfarë nevojitet- shpjeguan nga DAP.
Sipas ligjit, kompanitë patjetër deri datën 15 të muajit duhet t’i paguajnë rrogat dhe honorarët për muajin e kaluar.