“Isa Mustafa urdhëroi arrestimin e Shpend Ahmetit”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është arrestuar sot nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës përderisa po protestonte kundër Jabllanoviqit dhe për mbrojtjen e Trepçës.

“Kryeministri Isa Mustafa, i cili e humbi Komunën e Prishtinës, tani po përdorë dhunë e brutalitet policor kundrejt protestuesve, të cilët sot ishin mbledhur me mijëra në sheshin kryesor të qytetit për ta kërkuar shkarkimin e Ministrit Jabllanoviq dhe shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje publike”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Prishtinës.

“Arrestimi i Kryetarit të Komunës ka ndodhur në ora 14:30”, theksohet më tej në komunikatë.

Megjithatë, Ahmeti është liruar nga Policia pas rreth gjysmë ore mbajtje nën arrest./Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button