Ali Ahmeti për Katimerini: Republika Veriore ose Maqedonia e Epërme

Është i nevojshëm kompromis për emrin, Republika Veriore e Maqedonisë apo Maqedonia e Epërme është i pranueshëm për ne shqiptarët. Këtë e ka bërë të ditur lideri i BDI-së Ali Ahmeti për gazetën greke “Katimerini”, raporton korrespodenti i Kanal 5 nga Athina.

 “BDI ka marrë nismë që në mënyrë dinamike të kyçet faktori shqiptar në procesin e gjetjes së zgjidhjes për emrin. Shqiptarët në FYROM janë element përbërës dhe kemi përgjegjësi për fatin e tyre.

Pasi që nuk jemi pakicë që ka ardhur nga ndonjë shtet tjetër, ne jemi atje dhe na intereson çdo hap politik dhe çdo vendim për emrin apo procesin integrues dhe nuk lejojmë që dikush tjetër të vendos për fatin tonë”, thotë Ahmeti për Katimerini.

Ai shton se aq sa mban përgjegjësi Nikolla Gruevski, aq ka përgjegjësi edhe Musa Xhaferi si zwvendws kryeministër apo ai si lider i partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni. Ahmeti ka porositur se Brukseli dhe SHBA-të mbështesin tentimet e Nimicit, dhe se Maqedonia zgjidhje tjetër nuk ka që përmes kompromisit të hapen dyert e NATO-s e BE-së. 

Lajme të ngjashme

Back to top button