“BE thotë se shqiptarëve po ju pengon emri i listës serbe”

Ministri pa portofol në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se përfaqësuesit e BE-së me të cilët ka biseduar, nuk kishin asnjë kundërshtim ndaj emrit të listës unike serbe dhe se emri i saj, “Srbija”, mund të ndryshojë vetëm me pëlqimin e serbëve në Kosovë.

“Kam folur me përfaqësuesit e BE-së për emrin e listës serbe dhe ata më kanë thënë se pala shqiptare, në fakt institucionet e përkohshme në Prishtinë, kanë vërejtje për listën, pra emrin. Nga përfaqësuesit e BE-së nuk e kisha përshtypjen se ata ndajnë të njëjtin mendim”, ka thënë Vulin për RTS.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic, të dielën do të takohen në Bruksel, për raundin e 16 të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa mediat shkruajnë se temë do të jenë zgjedhjet lokale. 

Lajme të ngjashme

Back to top button