9 persona të lënduar në 16 aksidente në Shkup

Vetëm gjatë tre ditëve të fundit në territorin e qytetit të Shkupit, policia e komunikacionit ka regjistruar 16 aksidente trafiku.

Bilanci është 9 persona të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmën e mjekut në Spitalin e Qytetit.

Gjatë fundjavës, punë të madhe ka pasur edhe shërbimi special “Karotreci” për largimin e veturave që gabimisht i kanë parkuar vozitësit.

Janë ngritur gjithsej  76 vetura dhe të njëjtit vozitës janë gjobitur nga policia.

Lajme të ngjashme

Back to top button