Veteranët e luftës do të mblidhen edhe një herë, para se të shkojnë te Ali Ahmeti
Veteranët e luftës nëpërmes një njoftimi, njoftojnë se mbledhja e radhës në mes veteranëve do të mbahet më 25 janar (e dielë), ora 13, në lokalet e shkollës fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë, raporton “Lajm”.
“Në këtë mbledhje do të bëhet regjistrimi më i detajuar i të dhënave personale që janë të nevojshme për listat që do të dorëzohen në takimin e ardhshëm më 31 janar në Tetovë, gjithashtu do të diskutohet rreth organizimit të këtij takimi. Prania juaj është e një rëndësie të vecantë”, shkruhet në njoftimin e veteranëve.