Zaev: Nuk ka pasur takime të fshehta me Gruevskin
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një deklaratë për Libertas demanton spekulimet që botoi javorja “Fokus” për atë se ka apsur takime të fshehta me kryeministrin Nukolla Gruevski ku temë e bisedimeve ka qenë “bomba” e paralajmëruar kohë më parë.
“Shumë herë kemi thënë se askush nuk ka të drejtë që të fsheh të vërtetën nga qytetarët”, tha Zoran Zaev për Libertas.