Topi: Veprimi qeverisë i drejtë, Topalli hoqi portretin tim nga zyra

Ish-Presidenti, Bamir Topi e cilëson si të drejtë vendimin e qeverisë Rama për të vendosur në në zyrat e administratës portretin e Ismail Qemalit. Ai thekson se, PD-ja nuk ka përse të ankohet, pasi Jozefina Topalli hoqi foton e Presidentit nga zyrat e Kuvendit, pa e zëvendësuar me asnjë.

“Sa kohë këtu ka personazhe politike, ka ministra, të cilët nuk zbatojnë rregullin Kushtetues – sikurse ka qenë, që fotografia e Presidentit të mbahet në çdo zyrë, pavarësisht bindjeve të tua politike – sa kohë që kjo klimë nuk respektohet, atëherë unë nuk e quaj të gabuar vendimin e një forme të kësaj natyre që, fotografia e themeluesit të shtetit shqiptar, të Ismail Qemalit, të jetë prezent në çdo zyrë të shtetit”, shprehet Topi në një intervistë për gazetën “Telegrafi”. 

Ish-presidentin sqaron se, kjo nuk është një çështje kushtetuese siç po përpiqen ta interpretojnë të djathtë, pasi po të ishte kështu Topalli nuk do ta kishte hequr portretin e tij nga zyra.

“Është çështje e vendimit të qeverisë, sepse, po të ishte kushtetuese, atëherë, ju, jo unë, duhet të ishit shumë kritikë me zë të lartë, kur ish-Kryetarja e Kuvendit, hoqi nga të gjitha zyrat e Kuvendit foton e Presidentit. Ka një fjalë të urtë. “Kur e ke shtëpinë me xhama, mos e gjuaj me gurë xhamat e komshiut”. Sot erdhi radha e të tjerëve për t’i thënë: Shiko, se emocionet politike nuk janë të mira për të denatyruar e për të shkuar edhe këto elementë që janë pjesë e ekspozimit formal të shtetit”, është shprehur Topi.

Lajme të ngjashme

Back to top button