Një simbol 3000-vjeçar, ja çfarë i dhuroi Bamir Topi vajzës në ditën e martesës

Mbrëmja e djeshme deri në orët e para të mëngjesit ka qenë një festë e veçantë për familjen e ish-Presidentit Topi, i cili martoi vajzën e dytë, Etida, me djalin e biznesmenit Luan Bregasi, Ilir. Mes detajeve tradicionale, festës në oborrin e shtëpisë, 300 të ftuarve dhe miqve të familjes, simboli që ra në sy i krijuar enkas për nusen ishte pikërisht kjo pllakë xhami mbi ullirin më të moçëm jo vetëm në oborrin e familjes Topi, por ndër të gjitha pemët më me vlerë në kryeqytet, shkruan RevistaClass.

 “Ulliri i Etidës, afërsisht 3000-vjeçar, sipas profesor Hairi Ismailit” – shkruhet në pllakën e vendosur mbi këtë ulli, i cili është simbol i jetës dhe i vijueshmërisë së saj.

Po në kopshtin e shtëpisë, para të gjithë të ftuarve, familjes dhe dhuratës së saj të rrallë, ka kërcyer edhe Etida me Ilirin vallëzimin tradicional si nuse e dhëndër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button