5 gjëra që Apple nuk do t’i bëjë kurrë sipas Steve Jobs, në fakt po i bën

Steve Jobs ishte një individ me ide të qarta lidhur me produktet gjeniale të Apple. Ai kishte disa bindje të forta lidhur me kompaninë e tij dhe kishte konsideruar disa pika të cilat ai nuk do t’i bënte kurrë me pajisjet në kompaninë që ai themeloi, por që prej vdekjes së tij në 2011 Apple ka sjellë disa produkte të cilat në një mënyrë apo në një tjetër kanë hedhur poshtë ato që Steve mendonte.

Pajisjet e shkrimit në ekran: Këtë javë një analist i Apple ka sugjeruar se iPad-i i ardhshëm i kompanisë do të dërgohet së bashku me një stilolaps. Një nga bindjet më të mëdha të Steve Jobs ka qenë fakti se ai i urrente stilolapsat për ekranet. Madje, në vitin 2007, gjatë një prezantimi të iPhone në një konventë të Macworld në San Francisco ai u shpreh për pajisjet e tjera të asaj kohe të cilat funksiononin me një stilolaps shkrimi duke thënë: “Kujt i duhet një pajisje e tillë? Ju duhet t’a merrni atë, t’a vendosni diku, e më pas t’a humbisni. Uuups! Asnjë nuk ka nevojë për to. Prandaj pse ti përdorim.”

Një nga gjërat e para të cilat bëri Jobs kur u kthye tek Apple në 1997 ishte të largonte një pajisje në formë tableti e quajtur Newton, e cila përdorte stilolapsin e shkrimit për ekranet.

AppleInsider ka raportuar se “iPad Pro” i ri nga Apple prej 12.9 inç do të jetë i pajisur me një laps shkrimi kur Apple ta prezantojë atë në pranverë, dhe këtë gjë duket se e ka pranuar Yet Ming-Chi Ku.

Tabletët e vegjël: Në tetor të vitit 2010, Jobs shprehu mospëlqimin e tij për valën e re të tabletëve të vegjël të cilët po pushtonin tregjet në atë kohë. Ai gjithashtu tha se një ekran 10 inç i një iPad-i ishte madhësia minimale e nevojshme për të krijuar aplikacione të mira për ta.
Një vit pas vdekjes së Jobs, kompania Apple prezantoi iPad mini, i cili deri në këto momente është iPad-i më i shitur në linjën e kompanisë.

Telefonët e mëdhenj: Në vitin 2010, Steve Jobs i pyetur nga një gazetar lidhur me ndërtimin e një iPhone me përmasa më të mëdha e ka mohuar këtë gjë duke u shprehur për pajisjet Samsung Galaxy S si “Hummers”(automjete ushtarake).
“Ju nuk mund ta mbani në dorë një pajisje të tillë,” ka thënë ai. “Askush nuk do ta blinte diçka të tillë.”
Pas vdekjes së tij, Apple debutoi një iPhone 5 më të madh, i ndjekur nga dy akoma më të mëdhenj, si iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus vitin e kaluar.

Dizenjot softuerike: Steve Jobs preferonte shumë ato dizenjo të cilat imitonin jetën reale, por një vit pas vdekjes së tij, kompania pushoi Scott Forstall, një ekzekutiv softuerësh i cili ishte kampion në preferencat e Jobs. Një vit më vonë, kompania solli përditësimin iOS 7, i cili nuk kishte asnjë lidhje me objektet në jetën reale.

Programet e bamirësisë: Steve Jobs kur u rikthye në Apple në vitin 1997 së bashku me ndalimin e pajisjeve të cilat shkruanin në ekran ndaloi edhe programet e bamirësisë së Apple me arsyen e rikthimit të tyre kur kompanisë t’i riktheheshin fitimet. Por kjo gjë nuk ndodhi kurrë, edhe në momentin kur Apple regjistroi fitimet më të mëdha të arritura ndonjëherë nga një kompani publike. Kur Tim Cook u bë CEO i Apple në vitin 2011, një nga veprimet e tij të para ishte rikthimi i këtyre programeve të bamirësisë. (PCWorld Albanian)

Lajme të ngjashme

Back to top button