Jabllanoviq: Kërkova falje, s`mund të them diçka tjetër

Ministri për Kthim Aleksandar Jabllanoviq, ka komentuar shkurt thirrjet për protesta kundër tij. Ai në një prononcim për transmetuesin publik, ka thënë se kërkimfalja publike e tij, është e mjaftueshme.

“Kam kërkuar falje dhe s’mund të them diçka tjetër”, ka thënë Jabllanoviq.

Për shkarkimin e Jabllanoviqit po vazhdojnë të mbahen protesta në shumë qytete të Kosovës, ku qytetarët po kerkojnë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa që të shkarkojë ministrin e kthimit, pas ofendimeve që ky i fundit u kishte bërë nënave gjakovare, duke i quajtur egërsira. Këto protesta janë paralajmëruar të mbahen edhe me datën 24 në mënyrë masive, të cilat janë përkrahur nga partitë opozitare në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button