Geti ende në Tiranë, së shpejti shpërthimi (Foto)
Getoar Selimi pa asnjë dyshim mund të thuhet se e ka harruar Prishtinën, vendin ku u lind dhe ku u rrit, pasi tashëm plotësisht është zhvendosur në Tiranë.
Bosi i Babastars po vazhdon që të qëndrojë në Tiranë, pavarësisth se fansat dhe bashkpuntorët po e kërkojnë në Prishtinë.
E për bashkpuntorë Geti nuk po heq as në Tiranë, pasi është parë kohë më parë edhe në studion e ThreeDots me Flori Mumajesin ku po punohet diçka.
Geti natyrisht nuk është vet. Edhe pse ‘single’ dhe se është parë nëpër Tiranë me shoqëri të ndryshme, ai nuk harron as antarët tjerë të ‘labelit’ me të cilët është gjatë gjithë kohës.
Dj Jungle dhe Skivi janë në çdo hap me Getin, ku edhe po bëhen strategjitë e Babastars, teksa aty nuk mungon as Cozman, që po ashtu po qëndron në Tiranë në muajt e fundit bashk me Tunën e cila po merr pjesë në Dancing With the Stars.
Heshtja që ka kapluar labelin Babastars që prej lansimit “Shume i Smut” nga Cozman nuk është asgjë tjetër vetëm se një sinjal se po vijnë gjëra të jashtëzakonshme nga ky hip hop ‘label’. /Telegrafi/