Kumanovë: Veteranët i dëshirojnë shërim të shpejt Ahmetit
Veteranët e Kumanovës dhe Likovës, të cilët para disa ditëve shkuan në vizitë tek selia e Ali Ahmetit dhe nuk e gjetën aty- për t‘ia treguarr problemet si veteranë, të njëjtit sot nëpërmes një komunikate publike kanë shprehur keqardhje për aksidentin e Ali Ahmetit dhe i dëshirojnë shërim sa më të shpejtë.
“Në emër të veteranëve te UÇK-së së Kumanovës dhe Likovës shprehim keqardhje për aksidentin që i ndodhi z.Ali Ahmeti dhe i dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në komunikatë.
Takimi mes Ali Ahmetit dhe veteranëve të UCK-së është caktuar për më 31 janar.