Lyrical Son dëshiron vajzë, flet për situatën politike në Kosovë

Reperi shqiptar, Lyrical Son, ka deklaruar se ai po mendon për fëmijë dhe se dëshiron vajzë. Ai nuk la pa komentuar as zhvillimet politike në vend.

Në emisionin Wazzup në Klan Kosova, Lyrical Son deklaroi se ai po mendon për fëmijë.

Ai shtoi se dëshiron të ketë vajzë, teksa këtë e dëshiron sepse vajzat e shprehin më shumë dashurinë për prindërit.

Ai komentoi edhe për situatën politike, duke thënë se ajo diktohet nga ndërkombëtarët, teksa ka përkrahur elitën poitike vendore, duke thënë se nuk mund të pritet shumë për një kohë të shkurtër, por se duhet durim dhe besim.

Lyrical Son i dha fund beqarisë verën e kaluar. Ai u martua me Gresa Krasniqin, të dashurën e tij të kahmotshme. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button