Disa ushqime që ju ndihmojë të përqendroheni
Ka disa ushqime të cilat janë veçanërisht të pasur me substanca si kripërat minerale, antioksidantët dhe aminoacidet, të cilët ndihmojnë në përmirësimin e funksioneve të trurit.
Kombinimi i këtyre ushqimeve të shëndetshme në dietën tuaj të përditshme ndihmon trurin të punojë më mirë duke rritur përqendrimin. Ngrënia e ushqimeve të shëndetshme (këshillohen të jenë integralë dhe natyralë/bio), fjetja mjaftueshëm, e aktiviteti fizik që redukton stresin, janë disa nga faktorët kyç që ndikojnë në aktivitetin e trurit dhe rrisin mundësitë për të qenë të përqendruar.
Ju ndodh shpesh që në punë të shpërqendroheni, të mos arrini në kohën e duhur në mbledhje, të ngatërroheni dhe të pini shumë kafe për të mbajtur zgjuar receptorët tuaj? Nëse po, ju këshillojmë të provoni një dietë ku të kombinoni ushqimet e mëposhtme, dhe keni për ta parë se sa do të forcohet kujtesa juaj, e si rrjedhojë, do të rritet përqendrimi.
– Çokollatë fondente dhe kafe
– Salmon
– Farat e lulediellit dhe të kungullit
– Arrat
– Bananet dhe mollët
– Borronica
– Avokado
– Drithërat
– Bishtajoret
– Veza
– Brokoli dhe lule lakër
– Qepa
– Spinaqi
– Çaji jeshil dhe xhinxheri.