Prifti Jovan Vranishkovski lëshohet “me kusht” nga burgu

Jovan Vranishkovski sot duhet të lëshohet në liri, pas vendimit të Prokurorisë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion, sepse janë përmbushur kushtet për zbatimin e “lëshimit me kusht”.

Vranishkovski është dënuar me aktvendim të plotfuqishëm me dënim të vetëm me burg prej pesë vite e pesë muaj. Deri tani, siç njoftoi më datën 12-të e këtij muaji Prokuroria Publike e RM-së, ka mbajtur gjithsej 36 muaj burg, që do të thotë se ka mbajtur gjysmën nga dënimi me burg me të cilën është dënuar me aktvendim të plotfuqishëm.
Lirimi i Vranishkovskit ishte kusht që e vendosi KOS për vazhdimin e dialogut me KOM

Lajme të ngjashme

Back to top button