Pakistan, pas tërmetit del një ishull i ri (VIDEO)

Pas tërmetit të fuqishëm që e goditi Pakistanin, në afërsi të Detit Arab “doli” një ishull i ri, njoftuan CNN dhe mediat pakistaneze.

Një përfaqësues i autoriteteve në qytetin Guadar, Moazam Jah, thotë se ishulli është i lartë midis gjashtë dhe nëntë metra, ndërsa është formuar në largësi prej 350 metra nga bregu.

Sizmologu Zahid Rafi e konfirmoi këtë ngjarje të pazakontë. Për të kjo dukuri nuk është befasuese, duke e pasur parasysh fuqinë e dridhjes.

Tërmet me intensitet prej 7,8 ballëve e goditi provincën perëndimore pakistaneze Beluxhistan.

Tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin indian Nju-Delhi. Epiqendra ka qenë 240 kilometra në juglindje të qytetit Dalbadin në thellësi prej dhjetë kilometra.

Lajme të ngjashme

Back to top button