Ministri i jashtëm Poposki do ta takojë komisarin Fule

Komisari për Zgjerim pranë BE-së, Stefan Fule, pritet të takojë gjatë ditës së nesërme (e enjte) ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Poposki.

Takimi është paraparë të realizohet gjatë drekës së punës që do të shtrohet me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Takimi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Fules, Petër Stano, por pa saktësuar se cila do të jetë tema e diskutimit. 

Mediat maqedonase shkruajnë se temë diskutimi pritet të jetë progresi në procesin e reformave në prag të Raportit të KE-së mbi Progresin.

Lajme të ngjashme

Back to top button