Messi me het-trick i dha fitoren Barcës (Video)
Superylli argjentinas, Lionel Messi ka rikthyer shkëlqimin e tij në fanellën e Barcelonës.
Messi realizoi tre gola në fitoren 4:0 që katalunasit e shënuan në udhëtim kundër Deportivo La Corunas.
Messi shënoi në minutat 10’, 33’ dhe 62’, teksa goli i katërt i mysafirëve ishte një autogol nga Sidneu (83’).
Katalunasit tani kanë 44 pikë në pozitën e dytë në renditjen e La Ligës, një pikë më pak se Real Madridi, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Deportivo La Coruna 0-4 Barcelona (All Goals… by footballdailytv