Zbulohen fakte të reja: Venezuela baza e kokainës për Ilir Metën, Kolumbia për Edi Ramën

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministri Edi Rama në lidhje me laboratorin e kokainës të zbuluar në Xibrakë të Elbasanit, pas informacioneve të mbledhura nga policia gjermane.

“Të dhëna të reja për organizatën e kokainës së Partisë Siçiliste!!”, shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook, duke hedhur akuza për lidhjet kriminale të kësaj organizate me djemtë e deputetes socialiste, Arta Dade.

Shënimi i Sali Berishës në Facebook:

“Të dashur miq, të dhëna të reja nga hetimet dëshmojnë se banda shqiptaro-kolumbiane e kokainës është banda e “Partisë Siçiliste” apo “Hakmarrja për Drejtësi”. Kështu, nga hetimet rezulton se:

– Rojen dhe sigurimin e impiantit të kokainës e bënte daja i Leart dhe Orik Shytit, i vëllai i Luan Bobratit, pikerisht Famedini (të cilin e thërrasin Buçi), i cili nuk është arrestuar nga Policia.

– Sajmir Batku është kushëriri i parë i Kreshnik Spahiut (tjetri) të “Hakmarrjes për Drejtësi”, i akuzuar për një seri vrasjesh.

– Nenkryetari i grupit, Gentjan Gjonaj, që lidhet direkt me Klement Kolanecin, është djali i dajës së Orik Shytit, ka miqësi të ngushte me Olsi Ramën. Gentiani është ndërtues në “Elbasan Arena” dhe duket ndau paratë me Ramat (Edvinin, Olsin?)

– Kushërira e parë e Gentian Gjonaj, Ina, ndrikullë e “Hakmarrjes për Drejtësi”, ishte koordinatore personale e Edi Ramës në Vlorë dhe pas zgjedhjeve Rama e emëroi drejtoreshë të Hipotekës (ne e denoncuam në Parlament këtë akt të papërgjegjshëm).

Sot Ina është drejtoreshë e INUK, pasi “Hakmarrja për Drejtësi” zgjidhi problemet e pronave në Vlorë.

– Banda e kokainës është banda e Partisë Siçiliste sepse dy Dalipët e bandës janë kushërinj të parë të zëvendësministrit dhe ish-deputetit siçilist Dalipi, fitues tenderash në “Elbasan Arena”.

– Dy Dalipët janë miq për kokë të dy anëtarëve të tjerë të bandës “Hakmarrja për Drejtësi” Dabullët, djemtë e deputetes siçiliste Arta Dade, të cilët në rast se ju kujtohet nisën kohë më parë arkën me mineral me postë në adresë të Orik Shytit.

– Dabullët kanë në rrethin e tyre më të ngushtë Gregor Ramën. Në Parlament dhe në FB kam denoncuar lidhjet e Gregut me Dabullët si në rastin e kompanisë së lojrave të fatit “Eurofil” të kësaj bande ashtu dhe në rastin revoles në ballin e Muhos (drejtorit të përgjithshëm të hipotekes) për Hotel Vollgën në Durrës.

Vet Gregu, me shkruajnë se, para 8 ditësh ka drekuar në Elbasan me Kelment Dalipin.

Banda është e Partisë sepse Kolumbinot e saj kanë ardhur në Shqipëri me viza të nxjerra direkt me urdhër të neo-bllokmenit Ditzi Bushatit, pra si të thuash me rrugë diplomatike.

Che Guevarat e “Hakmarrjes per Drejtesi” njëlloj si Reformato i Partisë Siçiliste, nuk figurojnë në regjistrin e të huajve!

Në drejtim të bandës së Partisë nuk është vetëm Ermali, djali i Ilir Hoxhës, por është dhe nipi tjetër i diktatorit, Dritan Kolaneci, djali i Pranvera Hoxhës.

Në qoftë se Klementi, i ati i Dritanit, lidhjet i kishte direkt me Gentian Gjonaj, Dritani lidhjet i ka direkt me Genc Xhixhën, që fluturon dhe vjen nga Kuba në çdo fushatë elektorale të Edi Ramës.

Banda është e Partisë Siçiliste, është “Hakmarrja për Drejtësi”, sepse pas zgjedhjeve kjo bandë u rivendos totalisht në Shqipëri.

Orik Shyti i dënuar përjetë për aktin terrorist të vendosjes së autobombës në Tiranë, lëviz lirshëm në Tiranë dhe Shqipëri me ndihmën e Belushkës, njëlloj si në rastin e Riformatos ai nuk regjistrohet në sistemin TIMS gjatë kalimit të kufirit në Rinas.

Sipas Briseldëes se Tatimeve, mbesës së Nallbatit të “Hakmarrjes”, ai është një taksapagues shembullor që meriton dhe bletën e artë. “Hakmarrja”, me angazhimin e vetë Ramës, sugarit të tij Fuga apo Veliajt, bën ligjin në tenderat dhe koncesionet e qeverisë.

Edhe kësaj radhe qeverisë i ka mbetur rrota në drogën e Partisë por jo në kanabis por në kokainë.

Operacioni i Policisë Gjermane, Interpolit, Europolit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilin Rama dhe Tahiri e shiten si suksesin e tyre, ju doli si suksesi i rrotës së avionit të Riformatos.

Policia nuk ka “gjetur” edhe 12 anëtarë të tjerë të grupit sepse anëtarët e bandës në drejtim të Policisë së Elbasanit dhe të Ministrisë duket se i kanë njoftuar!!

Sajmir Tahiri bëhet copë ti bindë gazetarët se linja e drogës është nga Venezuela, pra e lidhur me Metën, dhe jo nga Kolumbia, pra e lidhur me Ramën!!”, akuzon ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button