Të dënuarit në rastin Syri i gjarprit, vendimi habiti të gjithë

Procesi gjyqësorë, Syri i gjarprit filloi të vjetrohet. Pas shtat viteve është shqyrtuar dënimi i ri për 62 persona. Gjykatësi Jani Nica i cili e trashëgoi lëndën nga gjykatësit e mëparshëm 30 minuta shpjegoi kush është dënuar dhe pse. Mirëpo opinioni publik kuptoi vetëm se vepra penale për kriminalitet të bashkuar është absolutisht e vjetruar. Lënda më shpejtë ka kaluar dhe është kryer në Strasburg se sa në Shkup. Maqedonia e ka humbur kontestin dhe të dënuarit për shkak të paraburgimit të gjatë nga ana e shtetit fituan nga tre mijë euro dëmshpërblim.

Inkasantët e  dënuar  reaguan se vendimi i gjykatës për dëmshpërblimin është  i komplikuar posaçërisht ne pjesën e llogarisë dhe pagesës së kësaj të fundit. Për të njëjtën gjë dilemë ka shprehur edhe prokurorja e vetme e cila ka punuar rastin në fjalë që nga fillimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button