Braçe: Lulzim Basha të flasë për akuzat e Berishës ndaj Bushatit

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Brace, akuzon Lulzim Bashën se ka nxjerrë Sali Berishën për t’u marrë me çeshtjen e laboratorit të drogës dhe te akuzoje ministrin e Jashtëm, Bushati, ndërsa vetë ai hesht.

“Sali Berisha po sfilitet për të implikuar qeverinë me grupin e akuzuar për rrjetin e droges nga Elbasani, por Lulzim Basha po hesht. Perse e ka lënë vetem Sali Berishën në këtë betejë “per jete a vdekje”? Mbase nga se ka shume informacion? Vetëm informacion nuk ka me ai; ish- të korruptuarit e policisë së Shtetit thjeshtë e genjejnë për t’ju dukur serish të zotë. Atehere, perse e ka lene vetem Lulzim Basha luftetarin e paepur Sali Berisha?”, shprehet Braçe.

Braçe vijon komentin e tij në Facebook, duke u shprehur se “Deklarata e Berishes se Ditmir Bushati eshte pjesë e bandës dhe në cilësinë e ministrit të Jashtëm, kishte detyrën e paisjes me viza të dy ekspertëve kolumbiane, gjë që sipas Berishës, e ka bërë, është shumë e rëndë. Duhet që Lulzim Basha të flasë për këtë. Lulzim Basha ka qenë ministër i Brendshëm dhe ministër i Jashtëm e për këto arsye Basha e njeh shumë mirë këtë çeshtje, qoftë nga ana ligjore, qoftë dhe nga ana praktike, konsullore. Une mezi po e pres që Lulzim Basha të artikulojë këtë akuzë, të konfirmojë Sali Berishën dhe të kërkojë doreheqjen e ministrit të Jashtëm Bushati”.

Më heret, ish- kryeministri, Sali Berisha, u shpreh në statusin e tij Facebook se “Kolumbianët e Hakmarrjes për Drejtesi në Xibrakë, erdhen nën kujdesin e neo-bllokmenit, Ditmir Bushati. Të dashur miq, burime të sigurta njoftojne se “Che Guevara-t” i drogës se “Hakmarrjes për Drejtësi” erdhen në Shqipëri me viza të marra në Beograd, me ndërhyrjen dhe kujdesin direkt të neo-bllokmenit, ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Banda tjetër e Partisë “Hakmarrja për Drejtësi”, me kryekumbarin e tij, ka anëtarët e vet edhe në qeveri!! Sb”, shkruan Sali Berisha në statusin e tij Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button