Protestë masive në Stamboll në mbështetje të popullit egjiptian

Dhjetëra mijëra persona u mblodhën në Stamboll për të protestuar masakrën e vazhdueshme kundër civilëve në Egjipt.

Të pranishmit mbanin në duar flamuj turq, palestinez, egjiptian dhe sirian, dhe thërrisnin slogane kundër diktaturës ushtarake në Egjipt e cila rrëzoi presidenti i parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhamed Mursi.

Turmat mbanin postera ku shkruhej: “Ik Sisi, Mursi jemi me ty”, Dëshmorja Esma, rruga jote është e jona”,”Kudo Egjipt, kudo qëndresë”, si dhe fotot me simbolin e rezistencës në Egjipt, transmeton mesazhi.

Aktivistët nga turma thanë se ndjejnë dhimbjen me protestuesit që morën goditje të tmerrshme nga forcat ushtarake që muajin e kaluar, e sidomos me shpërndarjen e protestuesve në Sheshin Rabaa.

Zemërimi publik në Turqi kundër juntës ushtarake ka arritur kulmin pas përdorimit të forcës brutale kundër demonstratave paqësor të premten në rrethe të ndryshme në Egjipt, veçanërisht në Kajro dhe Aleksandri. Dhjetra njerëz u vranë dhe u plagosën në Xhaminë Al Fatih, e cila qe rrethuar nga forcat ushtarake për të ekzekutuar demonstruesit.

Adresa tjetër e tubime masive është Sheshi Sarachanes në lagjen Fatih. Protestuesit do të mblidhen në ora 4 pasite në Xhaminë Sehzadabasi për t’u lutur së bashku për vëllezërit e tyre në Egjipt.

Lajme të ngjashme

Back to top button