Shilegov: Në shtëpinë e Janakieskit janë të regjistruara më shumë kompani

Cilën kontratë për qira e përfundon ministri Mile Janakieski, sepse fliste në njëjës? Shtëpia e Janakieskit në Prilep ka qenë adresa e dëshiruar në Republikën e Maqedonisë, e në këtë adresë udhëhiqen më shumë kompani dhe projekte që kanë fituar tender nga Qeveria për projektin milionësh Stacionit i pastrimit, akuzoi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së

-A thua Janakievski e përfundon kontratën për qira me kompaninë gjermane “Ludvig Fajfer”, e vendosur në adresën e tij, Vëllezërit Llameski 32 në Prilep? A thua Janakievski e përfundon kontratën me projektin nga Qeveria – Rehabilitim dhe vazhdim i rrjetit të kanalizimit në Prilep, vendosur në të njëjtën adresë, Vëllezërit Llameski 32 në Prilep? Ose, ndoshta, Janakievski e përfundon kontratën me projektin nga Qeveria, me emër Mbikëqyrja e punimeve për projektin investues Stacioni i pastrimit?

Shikoni këtë dokument zyrtar të Drejtoria e të Ardhurave Publike-DAP-, ky person zyrtar është i regjistruar në të njëjtën adresë, Vllezërit Llameski 32 Prilep! Sa letra A4-format ngjiti Mile Janakievski në dorën e tij? – tha Shilegov.

Lajme të ngjashme

Back to top button