Rama: U tolerua vjedhja e energjisë për të mos mërzitur votuesit

Gjatë një analize për rezultatin e aksionit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Rama tha se vjedhja u tolerua për të mos mërzitur votuesit.

Më tej, kryeministri u shpreh se ishin dhjetë muaj të vitit 2013, ato që prodhuan për shqiptarët një mbipeshë të borxhit, me të cilin po luftohet edhe sot. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai nënvizoi se gjatë këtyre dhjetë muajve, u bë vjedhja më e madhe në histori.

“Në 7 vjet, borxhi i OSHEE është mbi 1 miliardë dollarë. U bashkëpunua për të vjedhur pasurinë kombëtare dhe u tolerua vjedhja në emër të mos mërzitjes së hajdutëve votues.

150 milionë euro çdo vit nga vjedhja dhe nga humbja e energjisë elektrike, në një rrjet shpërndarje që në 80% të vetin është ende aty ku e la Enver Hoxha, rrjet që ka një moshë nga 35-40 vjeç.

Kjo gjë u pa nga ndërprerjet e energjisë, kur bora zbardhi disa zona të vendit”, deklaroi Rama.

Kryeministri kujtoi se deri më 28 shkurt, qëndron në fuqi mundësia për të shlyer borxhet pa kamatëvonesë. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button