Tetovë, trajnohen gratë për ti kyçur në tregun e punës
Filloi realizimi i punës praktike të projektit “Kualifikim për gratë nga komunitetet minoritare” i udhëhequr nga Forumi i gruas.
Ky projekt ka për qëllim trajnimin e grave të papunësuara nga minoritetet etnike, lehtësimin e kyçjes së tyre në tregun e punës, mbështetje të grave sipërmarrëse, ngritja e vetëdijes publike për punësimin e grave dhe nxitjen më të gjerë kulturore për pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.
Kryetarja e forumit të gruas, Xhane Kreshova shprehet se pjesëmarrëset në këto projekte do të kenë mundësi të aftësohen në profile të ndryshme si që janë: kurs për kompjuter , kurs për parukeri , kurs për rrobaqepësi , kurs për qëndisje etj. /Portalb