Mbi 1000 të arrestuar në Egjipt

Policia egjiptiane në orët e hershme të mëngjesit ka njoftuar se janë arrestuar afër 1004 mbështetës të dyshuar të ‘Vëllazërisë muslimane”, të cilët kishin marrë pjesë në përleshjen vdekjeprurëse gjatë protestave, thonë nga Ministria e brendshme e Egjiptit.

“Numri i protestuesve që janë arrestuar prej Vëllazërisë muslimane, është 1004”, thuhet në deklaratën që e transmeton agjencia e lajmeve AFP, ndërsa sipas lëvizjes është quajtur si “dita e zemërimit”.

Vetëm në Kajro janë arrestuar 558. Në përleshjet e së premtes janë vrarë më shumë se 80 qytetarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button