Banorët e Maqedonisë heshtin nga frika edhe pse janë të pakënaqur

Në Maqedoni ekziston një ndjenjë se njerëzit i heshtin të shprehin qëndrimin e tyre me qëllim që të mos keqpërdoren dhe etiketohen se e përpunojnë agjendën e partive politike, analizon Radio Evropa e Lirë. Disa hulumtime kanë treguar se njerëzit frikohen të flasin nga arsye të ekzistencës, më saktësisht të mos e humbin vendin e tyre të punës.

Revoltuese është fakti që nuk munden qytetarët ta shprehin në mënyrë të dukshme pakënaqësinë e tyre, kurse menjëherë pas kësaj të mos mund të organizojnë protesta që nënkuptojnë dhe heshtje e të drejtës për zërin kritik. 

Profesori Nano Ruzhin konsideron se njerëzit frikësohen të shprehin pakënaqësinë ose të kërkojnë diçka që u takon. 

“Politika ka filluar dukshëm të përzihet në mendimi e lirë. Mund t’i klasifikojmë këto shembuj me ato më të vështirët ku për shembull në shtet ende ekzistojnë të burgosur politik nëpërmjet burgimit të gazetarëve ose dënimit të tyre nga ana e politikës së pushtetit”, thekson Ruzhin për REL.   

Qytetarët e Maqedonisë nuk kanë forcë të shprehin revoltën dhe pakënaqësinë e tyre edhe për çështje ekzistenciale.

Lajme të ngjashme

Back to top button