Uniteti Progresiv, organizatë e re joqeveritare në Maqedoni

Së shpejti paralajmërohet të del në skenë edhe një organizatë joqeveritare.

Bëhet fjalë për shoqatën qytetare Uniteti Progresiv me seli në Shkup, e themeluar nga student dhe intelektual të rinj të cilët janë të profilizuar kryesisht në sferën e shkencave politike dhe juridike, të cilët vijnë nga rajone të ndryshme të vendit dhe i tillë do të jetë edhe profili i kësaj organizate, e cila do të meret me analizimin e aktualiteteve politike, hulumtimin e politikave të mira qeverisëse, si dhe një fushëveprim shumë i rëndësishëm i kësaj organizate paralajmërohet të jetë edhe edukimi politik i qytetarëve në përgjithësi dhe i rinisë në veçanti.

Synimet e kësaj organizate sipas themeluesve të saj, do të jenë: ngritja e vetëdijes qytetare, me theks të veçantë në vetëdijesimin e votuesve për rëndësinë e votës së tyre, edukimin e votuesve të ri, si dhe ngritja e kulturës politike, lobimi dhe mbikëqyrja e vendimmarrësve me qëllim të promovimit të politikave të mira zhvillimore dhe përforcimit të proceseve demokratike.

Lajme të ngjashme

Back to top button