Vazhdohet paraburgimi i ish shefit të kundërzbulimit të Maqedonisë
Gjykata Themelore Shkupi 1 u caktoi katër personave të akuzuar në për rastin “Agent” edhe një muaj tjetër masë paraburgimi. Mes tyre është dhe ish shefi i Shërbimit për siguri shtetërore, Slobodan Bogoevski.
Vendimi i Këshillit të gjykatës ka të bëjë edhe për avokatët e akuzuar Vasko Tomanoviq dhe Vlladimit Peshlikoski. Sipas aktakuzës, ata janë të dyshuar për krim të organizuar gjatë shitjes së një toke shtetërore. Procesi është në vijim thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.