Studentja e plagosur nga tetovari: Ç’ju duhet juve çfarë lidhje kam unë me viktimën?!

 “Nuk jap shpjegime për jetën time. Zhdukuni! Nuk ka çfarë ju duhet juve se çfarë njohje dhe lidhje kam unë  më atë”.

Kështu ka reaguar ndaj gazetarëve 21-vjeçarja, e cila u qëllua me plumb në bark nga i dashuri i saj Agim Emini, 52-vjeç nga Tetova. E plagosura, ka dalë dje nga salla e reanimacionit dhe siç duket ajo nuk ka dëshirë që të flasë për ngjarjen e 14 gushtit, ndodhur në hotel “Deja” në rrugën “3-Vëllezërit Kondi”, pranë “Vilave Gjermane” në Tiranë.

Sipas saj mediat dhe policia ka gabuar në dhënien e versionit rreth asaj se çfarë ndodhi .

Familjarët e studenstes kanë dëshmuar se nuk kanë ditur asgjë për lidhjen e vajzës më tetovarin, ndërsa të  afërm të viktimës Agim Emini thonë se studentja Ana Sulçe nuk ishte thjesh e dashura e tij, pasi ai kishte qëllime serioze, madje donte të martohej e të krijonte familje me vajzën nga Çorovoda.

Ana Sulçe që prej viti 2012 ishte e lidhur me shtetasin F.Marashi. Madje fotot e tyre të shpërndara në FB e çuan  policinë në këtë drejtim, ku mund të  hetohet për motivin. Ndoshta, prandaj  studentja nuk mund të vazhdonte më  lidhjen e saj të fshehtë me 52-vjeça-rin.

Fillimisht situata ka qenë e qetë  dhe të dy kanë qëndruar ulur në kafen e hotelit. Por, biseda është ndezur, pasi të dy janë ngjitur lart në  dhomë, kur janë dëgjuar britmat e vajzës. Ana Sulçe ka tentuar të largohet me vrap, kur Agim Emini ka hapur  zjarr në drejtim të saj. Dëshmitarë të kësaj ngjarjeje të rëndë kanë rrëfyer  se nuk kanë mundur të kuptojnë motivin e debatit mes çiftit.

Autori ngjarjes i cili qëlloi të renë, dhe më pas vrau veten, Agim Emini, është marrë në morgun e Tiranës nga familjarët e tij, për tu nisur drejt Maqedonisë./Gazeta Tema/A.XH/

Lajme të ngjashme

Back to top button