Profesorët konsolidojnë radhët në pritje të miratimi të Ligjit për arsim

Profesorët dhe studentët janë të vetëdijshëm se propozimet ligjore do të kalojnë në mbledhjen e parlamentit, por kjo nuk do t’i pengojë ata që t’i kundërvihen kësaj reforme për të cilët mendojnë se plotësisht rrënojnë autonominë e universiteteve dhe nuk ndikojnë në rritjen e kualitetit në arsim, transmeton Prizma.

Të dhënat e rrjetit BIRN tregojnë se diskutimet e gjata në Plenumin e profesorëve dhe qëndrimet e tre ditëve të fundit po përputhen ndërsa një pjesë çështjeve për veprimin e mëtejshëm do ë shqyrtohen në mbledhjen e sotme.

“Gjithçka që mund të them në këtë moment është se së shpejti do të kemi plenum dhe do të diskutojmë. Mendimi im personal është i sqaruar në tetë faqe nuk është i prezantuar në opinion sepse po rishikohet nga Plenumi i profesorëve si instancë e fundit”, thotë profesori Nebojsha Viliq.

Profesorët tashmë përgatisin letër deri te eurokomesari për arsim ku sqarohen argumentet për mospranimin e ndryshimeve ligjore në arsimin e lartë.

Lajme të ngjashme

Back to top button