Zaev ankohet te Rachel për situaten në Maqedoni

Gjendja e vështirë e lirisë së mediumeve, por edhe problemi me minimin e vazhdueshëm të demokracisë në vend, ishin disa nga temat e takimit të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev me përfaqësuesin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Ernst Rachel.

Gjatë takimit, është diskutuar edhe për gjendjen e vështirë ekonomike në vend dhe sfidat financiare me të cilat çdo ditë përballen qytetarët e Maqedonisë.

Përfaqësuesi special i Gjermanisë, Rachel, ka shprehur mbështetjen e tij për proceset e integrimit euroatlantik të Maqedonisë.

Kryetari i LSDM-së, Zaev dhe delegacioni i LSDM-së, kanë shprehur kënaqësi të veçantë për takimin e sotshëm duke premtuar për thellimin e bashkëpunimit në periudhën që vijon.

Lajme të ngjashme

Back to top button