Debat për reformat në arsimin e lartë
Me ftesë të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës sot në hotelin “Aleksandar Palas” nga ora 13:30 minuta pritet të fillojë një debat me anëtarët e Konferencës Interuniversitare. Takimi me profesorët është caktuar që të këmbehen mendime dhe argumenta për reformat e propozuara në arsimin e lartë.
MASH pardje i bëri ftesl Velimir Stojkovskit, rektor i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodij” dhe kryetar i Konferencës interuniversitare, dhe ajo u pranua, siç u theksua, në drejtim të përmirësimit të arsimit të lartë.
Përveç anëtarëve të Konferencës Interuniversitare, të MASHit në debat janë ftuar edhe nga pesë profesorë që në opinion kanë shprehur vërejtje dhe mospajtime me reformat dhe nga pesë profesorë që i përkrahin reforat në arsimin e lartë që i ka inicuar Qeveria.
Qëllimi është që të dëgjohen disa mendime, ndërsa profesorët, citon MASH, do t’i përcaktojë vetë Konferenca Interuniversitare.