Gallata e fitoi derbin me Beshiktashin
![Felipe Melo duke festuar me bashkëlojtarët](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2015/01/Felipe-Melo-duke-festuar-me-bashkëlojtarët.jpg?fit=658%2C370&ssl=1)
Derbi turk i futbollit mes Beshiktashit dhe Galatasarayt ka kaluar në dominim të këtyre të fundit.
Galata triumfoi 2:0 në udhëtim për t’iu afruar kreut të renditjes në Superligën turke.
Felipe Melo (50’) dhe Burak Yilmaz (90’) shënuan golat e këtij triumfi për mysafirët.
Ndryshe, vendasit luajtën me një lojtar më pak në fushë nga minutan 62’ pas përjashtimit me të kuq të Veli Kavlak.