VMRO-PP-ja kërkon ligj të përbashkët për “branitellat” dhe UÇK-në

VMRO-Parita Popullore e udhëhequr nga Lupço Georgievski, ka reaguar në lidhje me rastin e nderimit të dëshmorëve të rënë të UÇK-së në Sllupçan nga delegacioni i BDI-së. 

“Në gjitha dënimet e këtij veprimi mbisundonte qëndrimi i VMRO-DPMNE-së se me këtë akt është shkelur dinjiteti i popullit maqedonas dhe se VMRO-DPMNE është përcaktuar që me çdo çmim të mbrojë atë. Madje, si përgjigje ndaj kësaj, ata propozuan Ligj për ‘branitellat’ edhe atë me procedurë urgjente, por me disa reagime të tyre ata provokuan partnerët e tyre të koalicionit dhe seriozisht i prekën ndjenjat e shqiptarëve me çka raportet ndëretnike i sollën buzë konfliktit serioz.” 

VMRO-PP-ja pyet se çfarë ndodhi brenda vetëm një viti që VMRO-DPMNE-ja të mos jap asnjë koment në lidhje me këtë ngjarje. “Vallë a do të thotë kjo se VMRO-DPMNE-ja shumë lehtë përshtatet me situatat e rikrijuara në Maqedoni që janë rezultat i aktivitetve të BDI-së dhe me heshtje t’i pranojë ato si situata normale?”, pyetet VMRO-PP-ja. 

Me këtë rast, ajo ka ftuar partinë e Nikolla Gruevskit që urgjentisht ta ndërpresë mënyrën e deritanishme të mbrojtjes së dinjitetit të popullit maqedonas, pasi me veprimet e saj shkakton dëme më të mëdha. 

Prandaj, VMRO-PP-ja apelon që VMRO-DPMNE-ja menjëherë të tërheqë ligjin e njëanshëm të ‘branitellave’ dhe të ulen bashkë me partnerin e tyre, BDI-në të propozojnë ligj të përbashkët, ku do të garantoheshin të drejtat e ‘branitellave’ dhe të pjesëtarëve të UÇK-së, pjesëmarrës në konfliktin e 2001. Kjo, sipas tyre, do të çojë në pajtimin historik të maqedonasve dhe të shqiptarëve dhe në bashkëjetesë të mëtutjeshme të tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button