Një anije e bllokuar prej 9 ditësh në Antarktidë

Anija Astrolabe, e nisur nga Antarkrida në 26 dhjetor, pas vetëm afro 20 km lundrim, mbeti e bllokuar në mes të akullit, pa pasur mundësi të kthehet pas.

Në bordin e anijes ndodhen dhjetëra persona të etnive të ndryshme, mes tyre pesë italianë, ku që të gjithë i përkasin strukturave të kërkimit. Italiani Corrado Leone duke folur për situatën ku ndodhen thotë se, “Nëse gjithçka shkon mirë, do të duhen ende gjashtë ditë lundrim. U bllokuam plotësisht në akull më 27 dhjetor deri më 2 janar. Jemi në bord në mes të akullit prej 9 ditësh”.

Në Astrolabe, përveç 12 anëtarëve të ekuipazhit dhe pesë italianëve, gjenden edhe studiues francezë, australianë dhe nga Zelanda e Re. Mësohet se pas ndryshimit të drejtimit të erës, ditën e djeshme anija nisi të lëvizë ngadalë dhe nëse gjithçka shkon mirë, gjatë ditës së sotme pritet që anija të dalë në det të hapur.

Lajme të ngjashme

Back to top button